Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Foto: Facebook/Milena Selimi

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë, eventi më i rëndësishëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Me një postim në rrjetet sociale, Milena Selimi ka falënderuar Georgi Gospodinovin dhe mundësinë që të jetë përkthyesja e tij. Ajo falënderoi edhe jurinë e këtij forumi për vlerësimin dhe u uroi lexuesve të strehohen një pasdite të këndshme në shoqërinë e “Kohëstrehim” të Georgi Gospodinov.

Jo shumë kohë më parë, në intervistën e saj për Radio Bullgarinë me rastin e përkthimit të "Kohëstrehim", Milena Selimi theksoi: "Të kontribuosh për Atdheun tënd (Shqipërinë) falë gjuhës së Mëmëdheut (Bullgarisë). A mund të ketë krenari më të madhe për një përkthyes?!". Milena është edhe përkthyesja e romanit “Fizika e Trishtimit”, ndërsa nëna e saj Janka Selimi ka përkthyer “Roman Natyral”.
Me një postim në Facebook, vetë Georgi Gospodinov ka uruar Milenën për çmimin nga Panairi i Librit në Tiranë, duke theksuar: "Kohëstrehim në shqip - me çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024! Urime Milena Selimit dhe librit!".

Foto: Facebook/ Milena Selimi

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD