Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Pas projektit "Perma-kulturë – hapësira dhe art!" qendron kujdesi për natyrën dhe njeriun

2
Foto: Zhivka Tançeva

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale do të mund të shijohet me ndihmën krijuese të studentëve të Akademisë së Muzikës, Кërcimit dhe Arteve Pamore (AMTII) dhe pedagogëve të tyre.

Nga data 2 deri më 11 tetor, "Plovdiv 2019 - Kryeqyteti Evropian i Kulturës" dhe Akademia e Arteve e Plovdivit do të realizojnë projektin "Perma-kulturë - hapësira dhe art!" Por çfarë fshihet pas këtij koncepti misterioz?
Gina Kafexhijan
"Kjo është një shkencë e projektimit të habitateve njerëzore në mënyrë që ato të ngjajnë sa më shumë me mjedisin natyror - përgjigjet Gina Kafexhijan, drejtuese e projektit dhe aktiviteteve ndërkombëtare në AMTII-Plovdiv. - Në interpretimin tonë të perma-kulturës përmes artit, kulturës dhe hapësirave, ajo reflekton mbi ftesën për të kujtuar së bashku ekosistemin e brishtë ku jetojmë dhe në të njëjtën kohë sa rigjenerues janë natyra dhe arti”.
Nuk është rastësi që zbulimi i ndërveprimit të suksesshëm me natyrën dhe fuqinë e saj për të transformuar janë përkthyer në gjuhën e artit.

"Në art, ideja e lashtë e katarsisit kalon përmes përjetimit të një momenti dramatik - thotë Gina Kafexhijan. - Në këtë mënyrë arrijmë të rizbulojmë kuptimin dhe ta përqafojmë përgjegjësinë që kemi si banorë të botës. Misioni ynë kryesor tani është përmes takimit me artin - të kuptojmë se sa të shkëputur jemi nga mjedisi që na rrethon. Dhe gjithashtu - varësia jonë nga zinxhiri ushqimor në qytetet e mëdha dhe gatishmëria jonë për të blerë ushqime nga supermarketet që kanë udhëtuar mijëra kilometra në vend që t'i kushtojmë vëmendje prodhuesve pranë qyteteve, nevojës për të reduktuar emetimet nga transporti, që janë bërë pjesë e pashmangshme e ekonomisë”.

Ndërhyrja në mjedisin urban me ndihmën e muzikës dhe modës në hapësirën e shkallëve drejt Galerisë së Arteve të qytetit Plovdiv tërheq vëmendjen tek industria e modës dhe faktin se mund të na ndihmojë të heqim dorë nga zakoni i mbushjes së garderobave me veshje krejt të reja, vazhdon Gina Kafexhijan, duke kujtuar rëndësinë e ekonomisë rrethore si pjesë e një shoqërie të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.

"I tillë është edhe mesazhi ynë përfundimtar me performancën e Korit Popullor Akademik - ne e dimë se një këngë popullore bullgare është dërguar në hapësirë për të prekur telat emocionale në mendje që ne nuk i njohim ende. Dëshirojmë të theksojmë se ne kemi nevojë për një lidhje me natyrën dhe me vetveten”.
Zona qendrore e këmbësorëve
Në partneritet me disa institucione kulturore, organizatorët ndalojnë në vende që janë të pëlqyera nga banorët e Plovdivit dhe që turistët duhet t’i shohin patjetër. "Por duket se vesi ynë për t'i parë ato përmes kaleidoskopit të artit është më i rrallë", thekson Gina Kafexhijan.

“Kjo është arsyeja pse ne e drejtojmë vëmendjen tek parqet, ndërtesat emblematike, mjedisin e këmbësorëve, që nuk është thjesht lëvizja jonë nga një vend në tjetrin, por edhe pjesë e habitateve tona – shton Gina Kafexhijan. – Ftojmë të pranishmit të qëndrojnë me shikim nga oborri i shtëpisë muze "Hristo G. Danov", të shohin se çfarë tiparesh të mrekullueshme ka Plovdivi si qytet për të jetuar dhe si skenë për shfaqje publike, por edhe për të pyetur veten nëse kujdesemi mjaftueshëm për ato. 
Kopshti i qytetit në Plovdiv
Kemi edhe dy shfaqje në Teatrin Shtetëror të Kukullave që ka një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku. Gjithashtu do të hapim një ekspozitë me postera të studentëve në Fakultetin e Arteve të Bukura në kopshtin e qytetit që së fundmi është rinovuar pranë rrugës "Hristo G. Danov". Hapësira me të cilën mbyllim ngjarjet është po ashtu emblematike dhe kjo është “Hisar Kapija” në Qytetin e Vjetër”.
Hisar Kapija
Pikërisht në sheshin mbi ansamblin arkitektoniko-historik "Hisar Kapija" Kori Popullor Akademik do të interpretojë këngët e tij, sepse banorët e Plovdivit besojnë se për qytetin e tyre koha filloi atje dhe nuk ka vend më të mirë nga ku të mund të dërgohet një mesazh më human dhe të ndritshëm:

"E ardhmja - ne gjithmonë flasim për të si diçka që do të vijë, por ajo ekziston tani, në të tashmen tonë, si rrënjët e saj. Pra mesazhi ynë është të dilni jashtë, të kujdeseni për natyrën, të kujdeseni për njëri-tjetrin dhe le të jemi të bashkuar në këtë ekosistem."
Foto: Zhivka Tançeva, baa.kab.bg, plovdiv2019.eu, podtepeto.com, bulgariatravel.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD