Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev.
Akademia Bullgare e Shkencave është pasardhëse ligjore e Shoqatës Letrare Bullgare, e themeluar që para Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman - më 12 tetor 1869 në qytetin rumun të Brailës. Qëllimi i saj, i përcaktuar në statutin e saj të parë të vitit 1869, është të përhapë iluminizmin midis bullgarëve, të përmirësojë gjuhën bullgare dhe të studiojë historinë dhe jetën bullgare, të jetë një qendër shkencore dhe të vendosë kontakte me qendra të ngjashme shkencore jashtë vendit. Kryetari i parë i Shoqatës është historiani universitar Marin Drinov.
Sot Akademia Bullgare e Shkencave përfshin 42 njësi shkencore autonome, duke zhvilluar bashkëpunim aktiv me shkencëtarë nga e gjithë bota dhe duke mbështetur shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Ajo punëson rreth 3000 shkencëtarë, që përfaqëson rreth 15% të të punësuarve në fushën e shkencës në Bullgari.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..