Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev.
Akademia Bullgare e Shkencave është pasardhëse ligjore e Shoqatës Letrare Bullgare, e themeluar që para Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman - më 12 tetor 1869 në qytetin rumun të Brailës. Qëllimi i saj, i përcaktuar në statutin e saj të parë të vitit 1869, është të përhapë iluminizmin midis bullgarëve, të përmirësojë gjuhën bullgare dhe të studiojë historinë dhe jetën bullgare, të jetë një qendër shkencore dhe të vendosë kontakte me qendra të ngjashme shkencore jashtë vendit. Kryetari i parë i Shoqatës është historiani universitar Marin Drinov.
Sot Akademia Bullgare e Shkencave përfshin 42 njësi shkencore autonome, duke zhvilluar bashkëpunim aktiv me shkencëtarë nga e gjithë bota dhe duke mbështetur shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Ajo punëson rreth 3000 shkencëtarë, që përfaqëson rreth 15% të të punësuarve në fushën e shkencës në Bullgari."Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..