Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev.
Akademia Bullgare e Shkencave është pasardhëse ligjore e Shoqatës Letrare Bullgare, e themeluar që para Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman - më 12 tetor 1869 në qytetin rumun të Brailës. Qëllimi i saj, i përcaktuar në statutin e saj të parë të vitit 1869, është të përhapë iluminizmin midis bullgarëve, të përmirësojë gjuhën bullgare dhe të studiojë historinë dhe jetën bullgare, të jetë një qendër shkencore dhe të vendosë kontakte me qendra të ngjashme shkencore jashtë vendit. Kryetari i parë i Shoqatës është historiani universitar Marin Drinov.
Sot Akademia Bullgare e Shkencave përfshin 42 njësi shkencore autonome, duke zhvilluar bashkëpunim aktiv me shkencëtarë nga e gjithë bota dhe duke mbështetur shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Ajo punëson rreth 3000 shkencëtarë, që përfaqëson rreth 15% të të punësuarve në fushën e shkencës në Bullgari.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..