Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim.
Ditën e martë vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e ndjeshme pasdite në Bullgarinë Lindore dhenë malet, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Dukuritë atmosferike do të jenë më intensive në rajonet verilindore. Era në të gjithë vendin, më së voni në zonat ekstreme lindore do të jetë e orientuar nga veriperëndimi dhe do të forcohet deri në mesatare, në fushën e Danubit dhe në Lludogorie - përkohësisht e fortë.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29° dhe 34°, në Sofje rreth 29°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell para mesditës. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu dhe bubullima në shumë vende. Do të fryjë erë kryesisht e dobët nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, në mbrëmje do të jetë me orientim nga veriu-veriperëndimi dhe do të rritet deri në mesatare.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar në orët e pasdites, vende-vende do të ketë reshje shiu, mund të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.
Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra – rreth 16°.Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..