Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por shpejt do të fillojnë të shtohen nga veriperëndimi pasdite. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga minus 4° deri në 1°, në bregdet – 2°-7°, në Sofje minus 3° – minus 4°. Temperaturat maksimale do të jenë brenda kufijve të gjerë - nga 6°-7° në rajonet perëndimore të Fushës së Danubit, ku do të jetë pothuajse e qetë, deri në 20° në rajonin e Paraballkanit, në Sofje - rreth 16°.
Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në veriperëndim të Bullgarisë, të cilat natën e së shtunës do të përfshijnë të gjithë vendin. Era do të lëvizë sërish nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke sjellë me vete edhe ajër të ftohtë. Në fushat paraballkanike dhe ato të larta perëndimore reshjet e shiut do të kthehen shpejt në borë dhe do të formohet një mbulesë bore.
Mbi male do të ketë vranësira të shpërndara, në kreshta dhe maja vende-vende do të bjerë borë. Do të fryjë erë e fortë dhe e stuhishme nga drejtimi jugperëndimor, e cila gjatë ditës do të rritet deri në uragan. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 2°.
Në Detin e Zi do të fryjë erë mesatare dhe e fortë jug-jugperëndimore. Temperatura maksimale do të lëvizë ndërmjet 15° dhe 18°, kurse ajo e ujit të detit – 13°-15°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..