Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim.
Ditën e martë vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e ndjeshme pasdite në Bullgarinë Lindore dhenë malet, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Dukuritë atmosferike do të jenë më intensive në rajonet verilindore. Era në të gjithë vendin, më së voni në zonat ekstreme lindore do të jetë e orientuar nga veriperëndimi dhe do të forcohet deri në mesatare, në fushën e Danubit dhe në Lludogorie - përkohësisht e fortë.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29° dhe 34°, në Sofje rreth 29°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell para mesditës. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu dhe bubullima në shumë vende. Do të fryjë erë kryesisht e dobët nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, në mbrëmje do të jetë me orientim nga veriu-veriperëndimi dhe do të rritet deri në mesatare.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar në orët e pasdites, vende-vende do të ketë reshje shiu, mund të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.
Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°, në 2000 metra – rreth 16°.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..