Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen. Komisioni mblidhet në komunën më të vogël bullgare, Trekljano, me një total prej 300 banorësh në 19 fshatra.
Shpopullimi drastik mund të zgjidhet duke përmirësuar infrastrukturën, kujdesin shëndetësor, kushtet për zhvillimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, sipas pjesëmarrësve në takim, ndër të cilat kryetari i komunës së Trekljanos, kryetari i këshillit bashkiak dhe guvernatori i qarkut të Kjustendilit, përfaqësues të popullit.
“Kemi nevojë për një bashkim të të gjithë kryetarëve të komunave të qarkut përkatës dhe një zgjedhje të qartë të konceptit se në cilin drejtim dëshironi të zhvilloheni si qarqe dhe bashki. Secila komunë duhet të zgjedhë specializimin e vet dhe të punojë për produktin e marketingut që duhet të shesë”, tha nënkryetarja e komisionit, Rosica Kirova.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..