Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen. Komisioni mblidhet në komunën më të vogël bullgare, Trekljano, me një total prej 300 banorësh në 19 fshatra.
Shpopullimi drastik mund të zgjidhet duke përmirësuar infrastrukturën, kujdesin shëndetësor, kushtet për zhvillimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, sipas pjesëmarrësve në takim, ndër të cilat kryetari i komunës së Trekljanos, kryetari i këshillit bashkiak dhe guvernatori i qarkut të Kjustendilit, përfaqësues të popullit.
“Kemi nevojë për një bashkim të të gjithë kryetarëve të komunave të qarkut përkatës dhe një zgjedhje të qartë të konceptit se në cilin drejtim dëshironi të zhvilloheni si qarqe dhe bashki. Secila komunë duhet të zgjedhë specializimin e vet dhe të punojë për produktin e marketingut që duhet të shesë”, tha nënkryetarja e komisionit, Rosica Kirova.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..