Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen. Komisioni mblidhet në komunën më të vogël bullgare, Trekljano, me një total prej 300 banorësh në 19 fshatra.
Shpopullimi drastik mund të zgjidhet duke përmirësuar infrastrukturën, kujdesin shëndetësor, kushtet për zhvillimin e biznesit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, sipas pjesëmarrësve në takim, ndër të cilat kryetari i komunës së Trekljanos, kryetari i këshillit bashkiak dhe guvernatori i qarkut të Kjustendilit, përfaqësues të popullit.
“Kemi nevojë për një bashkim të të gjithë kryetarëve të komunave të qarkut përkatës dhe një zgjedhje të qartë të konceptit se në cilin drejtim dëshironi të zhvilloheni si qarqe dhe bashki. Secila komunë duhet të zgjedhë specializimin e vet dhe të punojë për produktin e marketingut që duhet të shesë”, tha nënkryetarja e komisionit, Rosica Kirova.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..