Presidenti Rumen Radev e thërretme dekret seancën e parë të Kuvendit të 50-të Kombëtar më 19 qershor në orën 09:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në mbledhjen themeluese, deputetët e sapozgjedhur do të bëjnë betimin dhe do të duhet të zgjedhin një kryetar parlamenti. Procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në parlamentin e kaluar të 49-të zgjati një javë.
Forca më e madhe politike në Asamblenë e re Kombëtare është GERB-SDS me 68 deputetë. I dyti në numër është grupi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) me 47 deputetë. Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" ka 39 deputetë. Partia “Vëzrazhdane” është e katërta me 38. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 19 deputetë, “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 16 dhe partia “Veliçie” që hyri për herë të parë në parlament ka 13 deputetë.Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..