Presidenti Rumen Radev e thërretme dekret seancën e parë të Kuvendit të 50-të Kombëtar më 19 qershor në orën 09:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në mbledhjen themeluese, deputetët e sapozgjedhur do të bëjnë betimin dhe do të duhet të zgjedhin një kryetar parlamenti. Procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në parlamentin e kaluar të 49-të zgjati një javë.
Forca më e madhe politike në Asamblenë e re Kombëtare është GERB-SDS me 68 deputetë. I dyti në numër është grupi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) me 47 deputetë. Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" ka 39 deputetë. Partia “Vëzrazhdane” është e katërta me 38. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 19 deputetë, “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 16 dhe partia “Veliçie” që hyri për herë të parë në parlament ka 13 deputetë.Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..