Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e bashkisë Srebra Kaseva.
Agjencitë turistike kanë deklaruar vizita të grupeve nga e gjithë bota. Për festat e 31 majit, 1 dhe 2 qershorit, akomodimi në qytet është i rezervuar plotësisht akoma në muajin mars. Do të ketë vizita edhe të delegacioneve nga qytetet e binjakëzuara të Kazanllëkut.
“Do të kemi delegacione nga Koreja e Jugut, Kina, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Një interes të madh kanë shfaqur edhe ambasadat e huaja në Bullgari. Ka dëshira të konfirmuara nga ambasadorë të shumtë që do të jenë këtu gjatë ditëve festive”, thotë Kaseva. Në procesionin final më 2 qershor do të mblidhen 5500 pjesëmarrës. Më 31 maj, në një ceremoni solemne do të kurorëzohet Mbretëresha e 56-të e Trëndafilit. Këtë vit ajo është Nedelina Nedellçeva.
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..