Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë.
Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Letërsisë Sllave.Këtë ditë, në sallën e koncerteve "Bëllgaria", në kuadër të edicionit të 55-të të Festivalit Ndërkombëtar "Javët Muzikore të Sofjes", do të mbahet Koncerti Jubilar i Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Ai i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të institucionit arsimor, si dhe 120 vjetorit të lindjes së mbrojtësit të tij, kompozitorit Ljubomir Pipkov.
Filarmonia e të Rinjve "Sofja" dhe Kapela Korale e të Rinjve - të dyja nën drejtimin e maestros Sllavill Dimitrov - do të prezantojnë vepra të kompozitorëve Aleksandër Borodin, Kamij Sen-Sans, Frederik Shopen, Ljubomir Pipkov dhe Panço Vlladigerov.
Si të ftuar specialë do të marrin pjesë yjet e dashur dhe me famë botërore pianisti Ljudmill Angellov dhe violinisti Vesko Eshkenazi, gjithashtu të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov".
Ekspozita jubilare kushtuar Shkollës mund të shihet nga 21 maj në vet shkollë. Një kulm i saj është zbulimi i një basorelievi të kompozitorit të njohur, emrin e të cilit mban shkolla e muzikës.
Të dy aktivitetet zhvillohen nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Allbena Bezovska, musicabulgara.com, sofiaphilharmonic.com, Radio Shumen,Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..