Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për Luftën Ruso-Turke dhe Çlirimin e Bullgarisë.
Monumenti u ndërtua me sakrificat vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u përurua më 26 gusht 1934, kur u shugurua nga Mitropoliti i Stara Zagorës Pavell dhe u mirëprit me 101 të shtëna topash. Mbreti Borisi i Tretë preu shiritin dhe mbajti fjalimin e parë, i ndjekur nga kryeministri Kimon Georgiev.
Monumenti i ngjan një kështjelle mesjetare bullgare. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë në të. Një luan prej bronzi qëndron me krenari mbi hyrjen qendrore - një simbol i shtetësisë bullgare. Në tre anët e tjera janë të shkruara emrat e Shipkës, Shejnovos dhe Stara Zagorës - fushëbetejat që kujtojnë heroizmin e luftëtarëve bullgarë.Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..
Çdo vit më 14 shkurt, dashuria lulëzon me forcë të re! Dita e Shën Valentinit po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari duke u bërë një festë që frymëzon të dashuruarit të ndajnë momente të bukura së bashku. Traditat përfshijnë shkëmbimin..
Lindur më 12 shkurt 1935 në Sofje, në një familje refugjatësh nga Kukushi, Kostadin Gugov mbetet i njohur si një nga interpretuesit më autentikë të këngëve popullore nga rajoni folklorik maqedonas. “Kam pasur fatin të rritem me këngët e nënës sime Jova..