Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për Luftën Ruso-Turke dhe Çlirimin e Bullgarisë.
Monumenti u ndërtua me sakrificat vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u përurua më 26 gusht 1934, kur u shugurua nga Mitropoliti i Stara Zagorës Pavell dhe u mirëprit me 101 të shtëna topash. Mbreti Borisi i Tretë preu shiritin dhe mbajti fjalimin e parë, i ndjekur nga kryeministri Kimon Georgiev.
Monumenti i ngjan një kështjelle mesjetare bullgare. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë në të. Një luan prej bronzi qëndron me krenari mbi hyrjen qendrore - një simbol i shtetësisë bullgare. Në tre anët e tjera janë të shkruara emrat e Shipkës, Shejnovos dhe Stara Zagorës - fushëbetejat që kujtojnë heroizmin e luftëtarëve bullgarë.Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..