Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë.
Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Letërsisë Sllave.Këtë ditë, në sallën e koncerteve "Bëllgaria", në kuadër të edicionit të 55-të të Festivalit Ndërkombëtar "Javët Muzikore të Sofjes", do të mbahet Koncerti Jubilar i Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Ai i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të institucionit arsimor, si dhe 120 vjetorit të lindjes së mbrojtësit të tij, kompozitorit Ljubomir Pipkov.
Filarmonia e të Rinjve "Sofja" dhe Kapela Korale e të Rinjve - të dyja nën drejtimin e maestros Sllavill Dimitrov - do të prezantojnë vepra të kompozitorëve Aleksandër Borodin, Kamij Sen-Sans, Frederik Shopen, Ljubomir Pipkov dhe Panço Vlladigerov.
Si të ftuar specialë do të marrin pjesë yjet e dashur dhe me famë botërore pianisti Ljudmill Angellov dhe violinisti Vesko Eshkenazi, gjithashtu të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov".
Ekspozita jubilare kushtuar Shkollës mund të shihet nga 21 maj në vet shkollë. Një kulm i saj është zbulimi i një basorelievi të kompozitorit të njohur, emrin e të cilit mban shkolla e muzikës.
Të dy aktivitetet zhvillohen nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Allbena Bezovska, musicabulgara.com, sofiaphilharmonic.com, Radio Shumen,Më 1 maj 1879 u vunë në qarkullim pullat e para postare bullgare, të quajtura në atë kohë “santim”. Vlera e tyre nominale ishte 5 santim, pasi në atë kohë nuk kishte një njësi monetare bullgare. Mbi to u pikturua një luan i drejtë me një kurorë si..
29 prilli shënon fillimin e Javës së Madhe në 2024 – një periudhë në të cilën të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten të mirëpresin Ngjalljen e ndritshme të Krishtit. Menjëherë pas festës së madhe të krishterë Cvetnica (Dita e..
Përfaqësuesit e popullit nderuan në Parlament kujtimin e viktimave të shfarosjes masive të armenëve në Perandorinë Osmane me një minutë heshtje dhe në këmbë. 24 prilli është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Ngjarjeve të viteve 1915-1916...