Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka uruar vendin tonë për festën kombëtare. “Në emër të Shteteve të Bashkuara, pranoni urimet e mia më të mira popullit bullgar me rastin e 146 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë”, tha ai.
Antony Blinken thekson se vendi i tij vlerëson thellësisht marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë, të cilat zgjasin për mbi 120 vjet.
“Partneriteti ynë, i bazuar në idealet e përbashkëta demokratike, kontribuon në paqen dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe në unitetin dhe sigurinë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, shtoi Sekretari i Shtetit. Ai theksoi gjithashtu faktin se Bullgaria dhe SHBA janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe popullin e saj, të cilët luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni ushtarak i Kremlinit.
“Unë pres një partneritet të ardhshëm për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe të drejtë për dy kombet tona liridashëse”, përfundoi Antony Blinken në deklaratën e tij.Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..