Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka uruar vendin tonë për festën kombëtare. “Në emër të Shteteve të Bashkuara, pranoni urimet e mia më të mira popullit bullgar me rastin e 146 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë”, tha ai.
Antony Blinken thekson se vendi i tij vlerëson thellësisht marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë, të cilat zgjasin për mbi 120 vjet.
“Partneriteti ynë, i bazuar në idealet e përbashkëta demokratike, kontribuon në paqen dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe në unitetin dhe sigurinë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, shtoi Sekretari i Shtetit. Ai theksoi gjithashtu faktin se Bullgaria dhe SHBA janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe popullin e saj, të cilët luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni ushtarak i Kremlinit.
“Unë pres një partneritet të ardhshëm për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe të drejtë për dy kombet tona liridashëse”, përfundoi Antony Blinken në deklaratën e tij.Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA...