Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në Bullgari plotësohet nga pyetja aktuale për drejtësinë dhe transparencën e votimit. Arsyeja është se dy forcat politike të përfaqësuara në parlament – “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) - kërkuan një anulim të pjesshëm të zgjedhjeve, ndërsa partia "Veliçie", që nuk arriti të hyjë në parlament, kërkoi anulim të plotë. Një pjesë e argumenteve të tyre për kontestimin e rezultateve zgjedhore përputhen me letrën e hapur dërguar institucioneve përgjegjëse nga Shoqata Qytetare “Bashkimi”, përgatitur nga juristja Rumjana Çenallova. Brenda 30 faqeve shoqata njoh presidentin, kryeministrin në detyrë dhe përfaqësuesit e popullit me një sërë shkeljesh të hapura gjatë gjithë procesit zgjedhor. Radio Bullgaria kërkoi zonjën Çenallova për të shpjeguar se cilat janë më drastiket prej tyre. Sipas saj, të tilla zbulohen që gjatë krijimit të listave zgjedhore, formimit të seksioneve zgjedhore, zëvendësimeve të paligjshme të anëtarëve të komisioneve të seksioneve që nga formimi i tyre deri në vetë ditën e zgjedhjeve, etj. Juristja e analizon secilën prej tyre me radhë:
“Listat zgjedhore hartohen sipas adresës së përhershme nga administratat komunale në vendbanimin përkatës. Popullsia e Bullgarisë, sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Statistikave, është në rënie, me shkallën e vdekshmërisë që tejkalon shkallën e lindjeve. Në vitin 2017, popullsia e Bullgarisë ishte 75 000 034 njerëz, ku 15% e tyre janë popullsi nën 18 vjeç. Domethënë numri i votuesve është rreth 6 milionë veta. Në vitin 2024, popullsia është rreth 6.5 milionë, me pak më shumë se 5 milionë votues. Por, rezulton se në vend që të zvogëlohen, seksionet elektorale po shtohen. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mënyrës se si janë bërë listat. Nuk përditësohen, qytetarët e vdekur nuk fshihen.”
Rritja e numrit të qendrave të votimit çon në rritjen e numrit të komisioneve zgjedhore.
“Kjo e rëndon buxhetin, por e rëndësishme është që nëpërmjet këtyre njerëzve, në seksionet ku votojnë 200-250 persona, caktohen përfaqësues të secilës prej partive të përfaqësuara në parlament – shpjegon juristja Çenallova. – Kështu, për rreth 200 persona ka 7 anëtarë të komisionit, dhe secili prej anëtarëve të tij ushtron ndikim politik nëpërmjet partive që përfaqëson. Në Bullgari, në vend që të ketë 5 apo 6 mijë seksione, janë 12 mijë – duke lejuar kështu manipulime në raportimin e rezultateve zgjedhore.”
Zëvendësimi i anëtarëve të komisioneve zgjedhore sektoriale që nga formimi i tyre deri në ditën e zgjedhjeve ishte praktikë edhe në zgjedhjet e kaluara - theksoi Rumjana Çenallova dhe dha shembullin e komisioneve në Varna, të cilat janë 460 në numër, dhe ndryshime u bënë në 419 prej tyre:
“Zëvendësimi i anëtarit të Komisionit Sektorial Zgjedhor (KSZ) është i pranueshëm me kusht që të vdesë, të sëmuret, të mos paraqitet në ditën e zgjedhjeve, të kryejë shkelje të një urdhri ose vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ose të KSZ-së, për të cilin dënohet dhe mbi këtë bazë lirohet. Është absolutisht i papranueshëm zëvendësimi i një anëtari të KSZ-së me dëshirën e partisë politike që ai përfaqëson."
Juristja komentoi edhe nevojën e krijimit të një Rajoni Zgjedhor me shumë mandate “Jashtë Shtetit”, në mënyrë që votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit të kenë të njëjtën peshë me ato të vendit. Ajo shpjegon edhe situatën aktuale:
“Në bazë të të gjitha fletëvotimeve faktike, ku përfshihen edhe votat nga jashtë, përcaktohet kufiri prej 4 për qind dhe vendoset se cilat parti do të gjejnë vend në parlament. Pas kësaj, llogariten mandatet e secilës prej këtyre partive në zonat përkatëse zgjedhore shumëmandate dhe meqenëse nuk ka Rajon Zgjedhor me shumë mandate “Jashtë Shtetit”, votat e hedhura atje nuk merren parasysh, por shpërndahen proporcionalisht në të gjithë territorin - shpjegoi Çenallova dhe shtoi: - Nëse krijohet një rajon për jashtë shtetit, bullgarët atje do të mund të bëjnë propozime për kandidatë për deputetë, duke përfshirë edhe të pavarur. Krijimi i tij do të ndërpresë mundësinë e manipulimeve. Gjithashtu, votat e tyre nuk do të humben”.
Sa i përket vendimeve të pritshme të Gjykatës Kushtetuese në procedurat e rikthimit të kompetencave të presidentit në emërimin e qeverisë së përkohshme dhe nëse lejohet një numërim i pjesshëm i votave në vend, Rumjana Çenallova është kategorike se me vullnet të mirë, gjyqtarët kushtetues mund të vendosin për to deri në fund të janarit.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR, BTA, BGNES
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian...