Në Sofje shënohet solemnisht jubileu i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë - organizata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë. Festimet solemne janë nën patronazhin e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.
Më 15 nëntor në Kopshtin e Qytetit përpara Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” hapet ekspozita “110 vjet Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë”. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe recitali i poetëve, veprat e të cilëve janë përfshirë në antologjinë poetike "Sofja - ari i fjalëve", botim i Shtëpisë Botuese të Lidhjes "Shkrimtari bullgar".
Më 16 nëntor, festimet vazhdojnë me një seminar me pjesëmarrjen e shkrimtarëve nga jashtë me temën "Trajektoret ndërkombëtare të letërsisë bullgare". Kulmi i jubileut është festimi në Sallën “Ceremoniale” të Klubit Qendror Ushtarak.
Foto: BTA, Lidhja e Shkrimtarëve BullgarëNë sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..