Në Sofje shënohet solemnisht jubileu i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë - organizata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë. Festimet solemne janë nën patronazhin e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.
Më 15 nëntor në Kopshtin e Qytetit përpara Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” hapet ekspozita “110 vjet Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë”. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe recitali i poetëve, veprat e të cilëve janë përfshirë në antologjinë poetike "Sofja - ari i fjalëve", botim i Shtëpisë Botuese të Lidhjes "Shkrimtari bullgar".
Më 16 nëntor, festimet vazhdojnë me një seminar me pjesëmarrjen e shkrimtarëve nga jashtë me temën "Trajektoret ndërkombëtare të letërsisë bullgare". Kulmi i jubileut është festimi në Sallën “Ceremoniale” të Klubit Qendror Ushtarak.
Foto: BTA, Lidhja e Shkrimtarëve BullgarëNë mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..