Në Sofje shënohet solemnisht jubileu i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë - organizata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë. Festimet solemne janë nën patronazhin e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.
Më 15 nëntor në Kopshtin e Qytetit përpara Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” hapet ekspozita “110 vjet Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë”. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe recitali i poetëve, veprat e të cilëve janë përfshirë në antologjinë poetike "Sofja - ari i fjalëve", botim i Shtëpisë Botuese të Lidhjes "Shkrimtari bullgar".
Më 16 nëntor, festimet vazhdojnë me një seminar me pjesëmarrjen e shkrimtarëve nga jashtë me temën "Trajektoret ndërkombëtare të letërsisë bullgare". Kulmi i jubileut është festimi në Sallën “Ceremoniale” të Klubit Qendror Ushtarak.
Foto: BTA, Lidhja e Shkrimtarëve BullgarëPiktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..