500 ndërtesa me vlerë bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Afro 40% e tyre janë propozime të reja për t'u përfshirë në Listën e Vlerave të Paluajtshme Kulturore, tregon një fazë e Programit Territorial të Institutit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore të Paluajtshme, mbajtur në Plovdiv, Nesebërin e Vjetër, qytetin Banja dhe fshatrat Svezhen dhe Skorcite.
Qindra ndërtesa të gjysmës së parë të shekullit të 20-të me cilësi të vlefshme ende nuk janë studiuar. Lista e pasurive të paluajtshme kulturore nuk është përditësuar për më shumë se 30 vjet. Për momentin në të ndodhen afro 40 mijë objekte, por të dhënat për statusin e tyre nuk janë të përditësuara. Një nga konkluzionet e ekspertëve të programit është se mungojnë koncepte të tërësishme për mbrojtjen e vlerave kulturore në territorin e bashkive.Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..