Në Muzeun Etnografik Rajonal të qytetit të Plovdivit u hap ekspozita për Bienalen e XII-të Ndërkombëtare “Mjeshtrat e Karikaturës”. Ekspozita, që përfshin veprat më të mira të pjesëmarrësve, mund të shihet deri në fund të tetorit. Tema e këtij viti është "Magjia në kohën dhe hapësirën". Ajo shfaq botën e të mbinatyrshmes dhe magjikes, që e kanë shoqëruar njerëzimin që nga kohërat e lashta, thonë organizatorët. Sipas tyre, përmes gjuhës universale të karikaturave, autorët kanë mundur të zbulojnë kategori të ndryshme të kundërta si e vërteta dhe mashtrimi, e qeshura dhe trishtimi, tradicionalja dhe modernja, duke krijuar kryevepra të vërteta.
Për edicionin aktual të Bienales janë dorëzuar 232 karikatura nga 106 autorë. Ata janë përfaqësues të 37 vendeve nga pesë kontinente. Sipas rregullores, juria nominoi 20 artistë. Pesë prej tyre fituan titullin “Mjeshtër i Karikaturës”, ndërsa pjesa tjetër mori çertifikata. Përveç tyre, në katalogun e Bienales janë përfshirë edhe karikatura të tjera interesante. Ekspozita në Muzeun Etnografik të Plovdivit prezanton veprat që i përmbushin kërkesat e larta të jurisë së konkursit, njoftojnë organizatorët.
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal - Plovdiv
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..