Në Muzeun Etnografik Rajonal të qytetit të Plovdivit u hap ekspozita për Bienalen e XII-të Ndërkombëtare “Mjeshtrat e Karikaturës”. Ekspozita, që përfshin veprat më të mira të pjesëmarrësve, mund të shihet deri në fund të tetorit. Tema e këtij viti është "Magjia në kohën dhe hapësirën". Ajo shfaq botën e të mbinatyrshmes dhe magjikes, që e kanë shoqëruar njerëzimin që nga kohërat e lashta, thonë organizatorët. Sipas tyre, përmes gjuhës universale të karikaturave, autorët kanë mundur të zbulojnë kategori të ndryshme të kundërta si e vërteta dhe mashtrimi, e qeshura dhe trishtimi, tradicionalja dhe modernja, duke krijuar kryevepra të vërteta.
Për edicionin aktual të Bienales janë dorëzuar 232 karikatura nga 106 autorë. Ata janë përfaqësues të 37 vendeve nga pesë kontinente. Sipas rregullores, juria nominoi 20 artistë. Pesë prej tyre fituan titullin “Mjeshtër i Karikaturës”, ndërsa pjesa tjetër mori çertifikata. Përveç tyre, në katalogun e Bienales janë përfshirë edhe karikatura të tjera interesante. Ekspozita në Muzeun Etnografik të Plovdivit prezanton veprat që i përmbushin kërkesat e larta të jurisë së konkursit, njoftojnë organizatorët.
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal - Plovdiv
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..