Gjatë dekadës së fundit JEREMY? fitoi famën e një nga grupet kryesore indie rock në Bullgari, të bartësve të traditave më të mira në këtë zhanër, por me një tingull dhe vizion modern. Pas një vere plot koncerte dhe paraqitje në festivale, djemtë e JEREMY-t? ndaluan të gjitha aktivitetet e tjera dhe e kthyen vëmendjen tërësisht në Koncertin e tyre të Madh më 16 shtator në Sofje. Pse është i madh ky koncert, pasi më parë muzikantët kanë luajtur në skena vërtet të mëdha me emra botërorë dhe pse është kaq i rëndësishëm për ta, kësaj pyetjeje iu përgjigj Ersin Mustafov, frontmeni i grupit:
"Kemi marrë pjesë në shumë koncerte të mëdha. Kemi luajtur me "Queen" në Bullgari dhe Evropë, kemi luajtur me "Arctic Monkeys" vitin e kaluar, kemi pasur mundësi të marrim pjesë në festivale të mëdha në Evropë... Madje para dy vitesh dolëm përtej kufijve të Kontinentit të Vjetër, për të luajtur në ekspozitën bujqësore në Dubai në një skenë të madhe ku nuk kemi qenë kurrë më parë. Por këto koncerte kanë qenë gjithmonë një paraqitje e JEREMY? në ndonjë program me artistë të tjerë... Gjithmonë kemi ëndërruar të kemi Koncertin tonë të Madh. Dhe, po, ja ku është!"
Për koncertin e madh më 16 shtator në Arena Sofja në Kopshtin e Borisit, djemtë nga JEREMY? premtojnë një shou të vërtetë, ku i ftuar special do të jetë një nga zërat më emblematikë të rock-ut bullgar –Stenli.
Përveç hiteve të preferuara të JEREMY?, koncerti do të prezantojë edhe këngë nga albumi i tretë i ardhshëm i grupit, i cili pritet të jetë gati deri në fund të vitit dhe do të shoqërohet me një turne kombëtar vitin e ardhshëm. Në të do të jetë e pranishme edhe kënga e tyre më e fundit "Bury Me Deep In Love". Videoklipi i këngës, me regji të Georgi Manov, është shumë i veçantë për grupin, sepse është xhiruar në dhe rreth Kavarnës – qyteti ku filloi historia e JEREMY-t? më shumë se një dekadë më parë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotot: Facebook /JEREMY?, YouTube /JEREMY?Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..