Gjatë dekadës së fundit JEREMY? fitoi famën e një nga grupet kryesore indie rock në Bullgari, të bartësve të traditave më të mira në këtë zhanër, por me një tingull dhe vizion modern. Pas një vere plot koncerte dhe paraqitje në festivale, djemtë e JEREMY-t? ndaluan të gjitha aktivitetet e tjera dhe e kthyen vëmendjen tërësisht në Koncertin e tyre të Madh më 16 shtator në Sofje. Pse është i madh ky koncert, pasi më parë muzikantët kanë luajtur në skena vërtet të mëdha me emra botërorë dhe pse është kaq i rëndësishëm për ta, kësaj pyetjeje iu përgjigj Ersin Mustafov, frontmeni i grupit:
"Kemi marrë pjesë në shumë koncerte të mëdha. Kemi luajtur me "Queen" në Bullgari dhe Evropë, kemi luajtur me "Arctic Monkeys" vitin e kaluar, kemi pasur mundësi të marrim pjesë në festivale të mëdha në Evropë... Madje para dy vitesh dolëm përtej kufijve të Kontinentit të Vjetër, për të luajtur në ekspozitën bujqësore në Dubai në një skenë të madhe ku nuk kemi qenë kurrë më parë. Por këto koncerte kanë qenë gjithmonë një paraqitje e JEREMY? në ndonjë program me artistë të tjerë... Gjithmonë kemi ëndërruar të kemi Koncertin tonë të Madh. Dhe, po, ja ku është!"
Për koncertin e madh më 16 shtator në Arena Sofja në Kopshtin e Borisit, djemtë nga JEREMY? premtojnë një shou të vërtetë, ku i ftuar special do të jetë një nga zërat më emblematikë të rock-ut bullgar –Stenli.
Përveç hiteve të preferuara të JEREMY?, koncerti do të prezantojë edhe këngë nga albumi i tretë i ardhshëm i grupit, i cili pritet të jetë gati deri në fund të vitit dhe do të shoqërohet me një turne kombëtar vitin e ardhshëm. Në të do të jetë e pranishme edhe kënga e tyre më e fundit "Bury Me Deep In Love". Videoklipi i këngës, me regji të Georgi Manov, është shumë i veçantë për grupin, sepse është xhiruar në dhe rreth Kavarnës – qyteti ku filloi historia e JEREMY-t? më shumë se një dekadë më parë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotot: Facebook /JEREMY?, YouTube /JEREMY?Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së..