Gjatë dekadës së fundit JEREMY? fitoi famën e një nga grupet kryesore indie rock në Bullgari, të bartësve të traditave më të mira në këtë zhanër, por me një tingull dhe vizion modern. Pas një vere plot koncerte dhe paraqitje në festivale, djemtë e JEREMY-t? ndaluan të gjitha aktivitetet e tjera dhe e kthyen vëmendjen tërësisht në Koncertin e tyre të Madh më 16 shtator në Sofje. Pse është i madh ky koncert, pasi më parë muzikantët kanë luajtur në skena vërtet të mëdha me emra botërorë dhe pse është kaq i rëndësishëm për ta, kësaj pyetjeje iu përgjigj Ersin Mustafov, frontmeni i grupit:
"Kemi marrë pjesë në shumë koncerte të mëdha. Kemi luajtur me "Queen" në Bullgari dhe Evropë, kemi luajtur me "Arctic Monkeys" vitin e kaluar, kemi pasur mundësi të marrim pjesë në festivale të mëdha në Evropë... Madje para dy vitesh dolëm përtej kufijve të Kontinentit të Vjetër, për të luajtur në ekspozitën bujqësore në Dubai në një skenë të madhe ku nuk kemi qenë kurrë më parë. Por këto koncerte kanë qenë gjithmonë një paraqitje e JEREMY? në ndonjë program me artistë të tjerë... Gjithmonë kemi ëndërruar të kemi Koncertin tonë të Madh. Dhe, po, ja ku është!"
Për koncertin e madh më 16 shtator në Arena Sofja në Kopshtin e Borisit, djemtë nga JEREMY? premtojnë një shou të vërtetë, ku i ftuar special do të jetë një nga zërat më emblematikë të rock-ut bullgar –Stenli.
Përveç hiteve të preferuara të JEREMY?, koncerti do të prezantojë edhe këngë nga albumi i tretë i ardhshëm i grupit, i cili pritet të jetë gati deri në fund të vitit dhe do të shoqërohet me një turne kombëtar vitin e ardhshëm. Në të do të jetë e pranishme edhe kënga e tyre më e fundit "Bury Me Deep In Love". Videoklipi i këngës, me regji të Georgi Manov, është shumë i veçantë për grupin, sepse është xhiruar në dhe rreth Kavarnës – qyteti ku filloi historia e JEREMY-t? më shumë se një dekadë më parë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotot: Facebook /JEREMY?, YouTube /JEREMY?Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..