Duhet të luftojmë ndjenjën e mosndëshkimit për njerëzit që drejtojnë makina dhe të kërkojmë masa kundër shkelësve. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit që mbajti lidhur me problemet e sigurisë rrugore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë institucioneve – mes tyre të Prokurorisë, Asociacionit Kombëtar të Komunave, të deputetëve, prindërve të fëmijëve të vrarë në aksidente.
Pak ditë më parë, një djalë 15-vjeçar u përplas nga një shofer në gjendje të dehur në një rrugë këmbësore në qendër të Sofjes dhe u bë një tjetër viktimë e mosndëshkimit në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov shprehu qëndrimin kategorik se vdekja në rrugë e shkaktuar pas përdorimit të alkoolit apo drogës, madje vetëm me shpejtësi të tepruar, duhet cilësuar si vrasje me dashje.
Ndërkohë, qindra persona u mblodhën para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për kontroll më të rreptë në rrugë dhe zgjidhjen e problemit të shoferëve të dehur dhe të droguar.Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..