Duhet të luftojmë ndjenjën e mosndëshkimit për njerëzit që drejtojnë makina dhe të kërkojmë masa kundër shkelësve. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit që mbajti lidhur me problemet e sigurisë rrugore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë institucioneve – mes tyre të Prokurorisë, Asociacionit Kombëtar të Komunave, të deputetëve, prindërve të fëmijëve të vrarë në aksidente.
Pak ditë më parë, një djalë 15-vjeçar u përplas nga një shofer në gjendje të dehur në një rrugë këmbësore në qendër të Sofjes dhe u bë një tjetër viktimë e mosndëshkimit në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov shprehu qëndrimin kategorik se vdekja në rrugë e shkaktuar pas përdorimit të alkoolit apo drogës, madje vetëm me shpejtësi të tepruar, duhet cilësuar si vrasje me dashje.
Ndërkohë, qindra persona u mblodhën para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për kontroll më të rreptë në rrugë dhe zgjidhjen e problemit të shoferëve të dehur dhe të droguar.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..