Duhet të luftojmë ndjenjën e mosndëshkimit për njerëzit që drejtojnë makina dhe të kërkojmë masa kundër shkelësve. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit që mbajti lidhur me problemet e sigurisë rrugore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë institucioneve – mes tyre të Prokurorisë, Asociacionit Kombëtar të Komunave, të deputetëve, prindërve të fëmijëve të vrarë në aksidente.
Pak ditë më parë, një djalë 15-vjeçar u përplas nga një shofer në gjendje të dehur në një rrugë këmbësore në qendër të Sofjes dhe u bë një tjetër viktimë e mosndëshkimit në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov shprehu qëndrimin kategorik se vdekja në rrugë e shkaktuar pas përdorimit të alkoolit apo drogës, madje vetëm me shpejtësi të tepruar, duhet cilësuar si vrasje me dashje.
Ndërkohë, qindra persona u mblodhën para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për kontroll më të rreptë në rrugë dhe zgjidhjen e problemit të shoferëve të dehur dhe të droguar.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..