Bashkatdhetari ynë Canko Cankov u bë kampion i botës në garën e vështirë në Oqeanin Paqësor, e cila zgjati 10 orë, 33 minuta e 29 sekonda. Ai është gjithashtu bullgari i parë që notoi me sukses 36 kilometra nga ishulli Santa Catalina deri në Los Anxhelos, njoftoi në Facebook gazetari Niki Iliev nga selia e notarit tonë në Kaliforni. Cankov arriti të kapërcejë valë të mëdha natën, në një temperaturë uji prej 15-18 gradë. Qysh në orën e parë ai mori hipotermi dhe disa kriza, por nuk u dorëzua.
Gara është ndër shtatë maratonat më të vështira në ujërat e hapura në kalendarin e Federatës Botërore të WOWSA dhe daton 127 vjet më parë. Rekordi botëror për notimin në ngushticën e Katalinës u vendos në vitin 2018, kur amerikani Hank Weiss arriti të kapërcejë distancën për 7 orë, 55 minuta e 16 sekonda.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..