Bashkatdhetari ynë Canko Cankov u bë kampion i botës në garën e vështirë në Oqeanin Paqësor, e cila zgjati 10 orë, 33 minuta e 29 sekonda. Ai është gjithashtu bullgari i parë që notoi me sukses 36 kilometra nga ishulli Santa Catalina deri në Los Anxhelos, njoftoi në Facebook gazetari Niki Iliev nga selia e notarit tonë në Kaliforni. Cankov arriti të kapërcejë valë të mëdha natën, në një temperaturë uji prej 15-18 gradë. Qysh në orën e parë ai mori hipotermi dhe disa kriza, por nuk u dorëzua.
Gara është ndër shtatë maratonat më të vështira në ujërat e hapura në kalendarin e Federatës Botërore të WOWSA dhe daton 127 vjet më parë. Rekordi botëror për notimin në ngushticën e Katalinës u vendos në vitin 2018, kur amerikani Hank Weiss arriti të kapërcejë distancën për 7 orë, 55 minuta e 16 sekonda.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..