Bashkatdhetari ynë Canko Cankov u bë kampion i botës në garën e vështirë në Oqeanin Paqësor, e cila zgjati 10 orë, 33 minuta e 29 sekonda. Ai është gjithashtu bullgari i parë që notoi me sukses 36 kilometra nga ishulli Santa Catalina deri në Los Anxhelos, njoftoi në Facebook gazetari Niki Iliev nga selia e notarit tonë në Kaliforni. Cankov arriti të kapërcejë valë të mëdha natën, në një temperaturë uji prej 15-18 gradë. Qysh në orën e parë ai mori hipotermi dhe disa kriza, por nuk u dorëzua.
Gara është ndër shtatë maratonat më të vështira në ujërat e hapura në kalendarin e Federatës Botërore të WOWSA dhe daton 127 vjet më parë. Rekordi botëror për notimin në ngushticën e Katalinës u vendos në vitin 2018, kur amerikani Hank Weiss arriti të kapërcejë distancën për 7 orë, 55 minuta e 16 sekonda.Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit..