Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zjarri pranë Kazanllëkut pritet të shuhet

Foto: BTA

Zjarri në rajonin e Kazanllëkut dhe Mëglizhit është vënë nën kontroll në zonën e prekur që nga dita e djeshme. Aktualisht nuk ka flakë, por vetëm tym. Para BNR-së, guvernatorja e rajonit të Stara Zagorës, Iva Radeva, shprehu shpresën që situata në terren të qëndrojë e qetë deri në fund të orëve të ditës. Pasdite do të vlerësohet gjendja aktuale dhe do të diskutohet për anulimin e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë së pjesshme.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe me shumë gjasa është për shkak të pakujdesisë njerëzore, shtoi ajo. Sipas saj, aktualisht temperaturat janë shumë të larta, bari është i thatë dhe sipas parashikimeve do të ketë edhe të paktën dhjetë ditë me temperatura të larta dhe erë. Radeva paralajmëroi që të mos hidhen kapuça në natyrë, sepse edhe një flakë e vogël mund të shkaktojë zjarr të madh.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD