Zjarri në rajonin e Kazanllëkut dhe Mëglizhit është vënë nën kontroll në zonën e prekur që nga dita e djeshme. Aktualisht nuk ka flakë, por vetëm tym. Para BNR-së, guvernatorja e rajonit të Stara Zagorës, Iva Radeva, shprehu shpresën që situata në terren të qëndrojë e qetë deri në fund të orëve të ditës. Pasdite do të vlerësohet gjendja aktuale dhe do të diskutohet për anulimin e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë së pjesshme.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe me shumë gjasa është për shkak të pakujdesisë njerëzore, shtoi ajo. Sipas saj, aktualisht temperaturat janë shumë të larta, bari është i thatë dhe sipas parashikimeve do të ketë edhe të paktën dhjetë ditë me temperatura të larta dhe erë. Radeva paralajmëroi që të mos hidhen kapuça në natyrë, sepse edhe një flakë e vogël mund të shkaktojë zjarr të madh.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..