Zjarri në rajonin e Kazanllëkut dhe Mëglizhit është vënë nën kontroll në zonën e prekur që nga dita e djeshme. Aktualisht nuk ka flakë, por vetëm tym. Para BNR-së, guvernatorja e rajonit të Stara Zagorës, Iva Radeva, shprehu shpresën që situata në terren të qëndrojë e qetë deri në fund të orëve të ditës. Pasdite do të vlerësohet gjendja aktuale dhe do të diskutohet për anulimin e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë së pjesshme.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe me shumë gjasa është për shkak të pakujdesisë njerëzore, shtoi ajo. Sipas saj, aktualisht temperaturat janë shumë të larta, bari është i thatë dhe sipas parashikimeve do të ketë edhe të paktën dhjetë ditë me temperatura të larta dhe erë. Radeva paralajmëroi që të mos hidhen kapuça në natyrë, sepse edhe një flakë e vogël mund të shkaktojë zjarr të madh.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..