Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) Pllamen Tonçev në seancën e sotme në parlament njoftoi për një rast të konstatuar në të cilin një këshilltar i kryeministrit bullgar ka koordinuar qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tonçev nuk përmendi as emrin e këshilltarit, as të kryeministrit, duke përmendur procedurat paraprake të nisura në këtë rast. Nga foltorja e Kuvendit Popullor, kryetari i grupit të “Ka një popull të tillë” (ITN), Toshko Jordanov, bëri me dije se informacionet e paraqitura nga kryetari i DANS i referohen Vesella Çernevës, e cila mbante postin e këshilltares së ish-kryeministrit Kirill Petkov. Sipas Toshko Jordanov, ajo zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut “pas shpine” të ministres së atëhershme të punëve të jashtme Teodora Gençovska nga ITN.
“Ka një popull të tillë” i tërheq ministrat e vet nga qeveriaPresidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..