Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) Pllamen Tonçev në seancën e sotme në parlament njoftoi për një rast të konstatuar në të cilin një këshilltar i kryeministrit bullgar ka koordinuar qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tonçev nuk përmendi as emrin e këshilltarit, as të kryeministrit, duke përmendur procedurat paraprake të nisura në këtë rast. Nga foltorja e Kuvendit Popullor, kryetari i grupit të “Ka një popull të tillë” (ITN), Toshko Jordanov, bëri me dije se informacionet e paraqitura nga kryetari i DANS i referohen Vesella Çernevës, e cila mbante postin e këshilltares së ish-kryeministrit Kirill Petkov. Sipas Toshko Jordanov, ajo zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut “pas shpine” të ministres së atëhershme të punëve të jashtme Teodora Gençovska nga ITN.
“Ka një popull të tillë” i tërheq ministrat e vet nga qeveriaNënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..