Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) Pllamen Tonçev në seancën e sotme në parlament njoftoi për një rast të konstatuar në të cilin një këshilltar i kryeministrit bullgar ka koordinuar qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tonçev nuk përmendi as emrin e këshilltarit, as të kryeministrit, duke përmendur procedurat paraprake të nisura në këtë rast. Nga foltorja e Kuvendit Popullor, kryetari i grupit të “Ka një popull të tillë” (ITN), Toshko Jordanov, bëri me dije se informacionet e paraqitura nga kryetari i DANS i referohen Vesella Çernevës, e cila mbante postin e këshilltares së ish-kryeministrit Kirill Petkov. Sipas Toshko Jordanov, ajo zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut “pas shpine” të ministres së atëhershme të punëve të jashtme Teodora Gençovska nga ITN.
“Ka një popull të tillë” i tërheq ministrat e vet nga qeveriaPërfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..