Pothuajse ¼ e studentëve të huaj në Bullgari janë nga Greqia. Në vend të dytë janë studentët nga Britania e Madhe, të ndjekur nga ata nga Gjermania, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2022/23.
Prej disa vitesh numri i studentëve të huaj në vend ka ardhur duke u rritur, por viti i fundit akademik ka mbetur thuajse i pandryshuar. Nëse në vitin 2021/22 ata ishin 17 616, në vitin aktual janë 17 593. 62.4% e studentëve të huaj studiojnë në specialitete mjekësore. Më të shumtët janë studentët grekë - 2%, ose 3870. Më pas janë britanikët 14.4%, ose 2533. Në vendin e tretë mes atyre që dëshirojnë të diplomohen në Bullgari janë gjermanët - 9.8%, ose 1724. Pas tyre janë ukrainasit - 9.1%, ose 1600 studentë, maqedonasit janë - 5,5%, ose 967 persona.Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..