Pothuajse ¼ e studentëve të huaj në Bullgari janë nga Greqia. Në vend të dytë janë studentët nga Britania e Madhe, të ndjekur nga ata nga Gjermania, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2022/23.
Prej disa vitesh numri i studentëve të huaj në vend ka ardhur duke u rritur, por viti i fundit akademik ka mbetur thuajse i pandryshuar. Nëse në vitin 2021/22 ata ishin 17 616, në vitin aktual janë 17 593. 62.4% e studentëve të huaj studiojnë në specialitete mjekësore. Më të shumtët janë studentët grekë - 2%, ose 3870. Më pas janë britanikët 14.4%, ose 2533. Në vendin e tretë mes atyre që dëshirojnë të diplomohen në Bullgari janë gjermanët - 9.8%, ose 1724. Pas tyre janë ukrainasit - 9.1%, ose 1600 studentë, maqedonasit janë - 5,5%, ose 967 persona.Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..