Pothuajse ¼ e studentëve të huaj në Bullgari janë nga Greqia. Në vend të dytë janë studentët nga Britania e Madhe, të ndjekur nga ata nga Gjermania, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2022/23.
Prej disa vitesh numri i studentëve të huaj në vend ka ardhur duke u rritur, por viti i fundit akademik ka mbetur thuajse i pandryshuar. Nëse në vitin 2021/22 ata ishin 17 616, në vitin aktual janë 17 593. 62.4% e studentëve të huaj studiojnë në specialitete mjekësore. Më të shumtët janë studentët grekë - 2%, ose 3870. Më pas janë britanikët 14.4%, ose 2533. Në vendin e tretë mes atyre që dëshirojnë të diplomohen në Bullgari janë gjermanët - 9.8%, ose 1724. Pas tyre janë ukrainasit - 9.1%, ose 1600 studentë, maqedonasit janë - 5,5%, ose 967 persona.Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..