Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe GERB-SDS do të ofrojë një kabinet të pakicës

| rinovuar më 23-05-03 3.02.MD
Bojko Borisov
Foto: BGNES

Nga sot GERB-SDS fillon negociatat me partitë e tjera për shkak të rezervave serioze për programin e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), tha lideri i GERB-it Bojko Borisov. Forca e dytë politike PP-DB shpalli dje projekt- kabinetin e saj të pakicës dhe deklaroi se do të kërkojë mbështetjen e të gjitha partive parlamentare. Sipas fjalëve të Bojko Borisovit, GERB-SDS do të propozojë gjithashtu një qeveri të pakicës dhe shpreson të mbështetet nga grupet e tjera parlamentare. Megjithatë, ai deklaroi se negociatat me PP-DB nuk kanë përfunduar, pasi ka “gjëra të përbashkëta në lidhje me reformën ligjore, energjetikën, mbrojtjen dhe politikën e jashtme”.

Nga ana tjetër, kandidati i PP-DB për kryeministër Nikollaj Denkov komentoi për Nova TV se koalicioni i tij nuk do të negociojë me GERB-SDS për përbërjen e personelit të projekt-kabinetit. “Ne nuk pranojmë ultimatume, ne përpiqemi të bëjmë atë që do të ishte më e dobishme që të kemi një qeveri funksionuese”, tha ai.

Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) do t'i përgjigjet çdo ftese për të biseduar rreth formimit të një qeverie, tha kryetari i partisë Mustafa Karadajë. Partia Socialiste Bullgare (BSP) gjithashtu do të marrë pjesë në negociata të tilla, por ajo nuk do të ndryshojë vijat e saj të kuqe për ideologjinë gender, luftën në Ukrainë dhe politikën sociale, tha liderja e së majtës, Kornelija Ninova.

"Ka një popull të tillë" (ITN) do t'i përgjigjet ftesës për të biseduar, megjithëse dyshon se mund të formohet një kabinet, tha Stanisllav Ballabanov.

Partia “Vëzrazhdane” do të negocionte, ndonëse do të mbështeste vetëm një qeveri me mandatin e saj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë për kërkesën e Rumen Radevit për heqjen e disa amendamenteve të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..

botuar më 24-11-22 9.03.PD

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD