Nga sot GERB-SDS fillon negociatat me partitë e tjera për shkak të rezervave serioze për programin e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), tha lideri i GERB-it Bojko Borisov. Forca e dytë politike PP-DB shpalli dje projekt- kabinetin e saj të pakicës dhe deklaroi se do të kërkojë mbështetjen e të gjitha partive parlamentare. Sipas fjalëve të Bojko Borisovit, GERB-SDS do të propozojë gjithashtu një qeveri të pakicës dhe shpreson të mbështetet nga grupet e tjera parlamentare. Megjithatë, ai deklaroi se negociatat me PP-DB nuk kanë përfunduar, pasi ka “gjëra të përbashkëta në lidhje me reformën ligjore, energjetikën, mbrojtjen dhe politikën e jashtme”.
Nga ana tjetër, kandidati i PP-DB për kryeministër Nikollaj Denkov komentoi për Nova TV se koalicioni i tij nuk do të negociojë me GERB-SDS për përbërjen e personelit të projekt-kabinetit. “Ne nuk pranojmë ultimatume, ne përpiqemi të bëjmë atë që do të ishte më e dobishme që të kemi një qeveri funksionuese”, tha ai.
Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) do t'i përgjigjet çdo ftese për të biseduar rreth formimit të një qeverie, tha kryetari i partisë Mustafa Karadajë. Partia Socialiste Bullgare (BSP) gjithashtu do të marrë pjesë në negociata të tilla, por ajo nuk do të ndryshojë vijat e saj të kuqe për ideologjinë gender, luftën në Ukrainë dhe politikën sociale, tha liderja e së majtës, Kornelija Ninova."Ka një popull të tillë" (ITN) do t'i përgjigjet ftesës për të biseduar, megjithëse dyshon se mund të formohet një kabinet, tha Stanisllav Ballabanov.
Partia “Vëzrazhdane” do të negocionte, ndonëse do të mbështeste vetëm një qeveri me mandatin e saj.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..