Bullgaria vendos një ndalim të përkohshëm të importit të ushqimeve nga Ukraina, me përjashtim të mallrave tranzit, njoftoi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev në fillim të mbledhjes së qeverisë.
“Gjatë vitit të kaluar, një sasi e konsiderueshme ushqimi ka mbetur në vend dhe ka krijuar vështirësi në zinxhirët ushqimorë. Nëse trendi ruhet ose forcohet, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për biznesin bullgar. Ne jemi të detyruar ta miratojmë këtë masë kombëtare sepse autoritetet evropiane ende po shqyrtojnë një masë adekuate. Ne besojmë se Brukseli do të dëgjojë dhe kuptojë qëndrimet e Bullgarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Po mbetemi në solidaritet me Ukrainën, por falimentimet e fermerëve bullgarë nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në kauzën e saj”, tha kryeministri.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..