Bullgaria vendos një ndalim të përkohshëm të importit të ushqimeve nga Ukraina, me përjashtim të mallrave tranzit, njoftoi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev në fillim të mbledhjes së qeverisë.
“Gjatë vitit të kaluar, një sasi e konsiderueshme ushqimi ka mbetur në vend dhe ka krijuar vështirësi në zinxhirët ushqimorë. Nëse trendi ruhet ose forcohet, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për biznesin bullgar. Ne jemi të detyruar ta miratojmë këtë masë kombëtare sepse autoritetet evropiane ende po shqyrtojnë një masë adekuate. Ne besojmë se Brukseli do të dëgjojë dhe kuptojë qëndrimet e Bullgarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Po mbetemi në solidaritet me Ukrainën, por falimentimet e fermerëve bullgarë nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në kauzën e saj”, tha kryeministri.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..