Bullgaria vendos një ndalim të përkohshëm të importit të ushqimeve nga Ukraina, me përjashtim të mallrave tranzit, njoftoi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev në fillim të mbledhjes së qeverisë.
“Gjatë vitit të kaluar, një sasi e konsiderueshme ushqimi ka mbetur në vend dhe ka krijuar vështirësi në zinxhirët ushqimorë. Nëse trendi ruhet ose forcohet, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për biznesin bullgar. Ne jemi të detyruar ta miratojmë këtë masë kombëtare sepse autoritetet evropiane ende po shqyrtojnë një masë adekuate. Ne besojmë se Brukseli do të dëgjojë dhe kuptojë qëndrimet e Bullgarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Po mbetemi në solidaritet me Ukrainën, por falimentimet e fermerëve bullgarë nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në kauzën e saj”, tha kryeministri.Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..